KËLCYRË

Një 82- vjeçar humbi jetën sot si pasojë e një zjarri në banesën e tij në Këlcyrë. I moshuari u asfiksua prej flakëve dhe për pasojë ndërroi jetë nga zjarri në mëngjes në fshatin e Ri të Njësisë Administrative Sukë në Këlcyrë.

Policia po heton lidhur me shkaqet që çuan në djegien e banesës dhe vdekjes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Këlcyrë/Informacion Paraprak.

Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb