Një banesë është përfshirë nga zjarri në Korçë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15 në fshatin Dishnicë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e flakëve në banesën e shtetasit me inicialet I.B., ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K.B, (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: