Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Fiershegan të Lushnjës. Policia njofton se bëhet fjalë për banesën e shtetasit V. Z., 60-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë bëhet me dije se shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.
Njoftimi i plotë i policisë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb