Një zjarr ka përfshirë banesat e shtetasve A.S., dhe djalit të tij M.S.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht.

Sipas të dhënave paraprake rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S. Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: