TIRANË

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Shkozës në Tiranë.

Policia njofton se ka raportime vetëm për dëme materiale, ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 14:55, në Shkozë, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: