Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, tek Liqeni i Thatë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në banesën e marrë me qira nga shtetasja me inicialet M.Xh, ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka rrezikshmëri për banorët.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: