Një person ka gjetur vdekjen në Pogradec, pasi shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri kishte rënë në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi me inicialet N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: