Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Freskut në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati, të marrë me qira nga shtetësja E. D. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: