GJIROKASTËR

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme te kinemaja e re e qytetit në Gjirokastër. Godina ndodhet në zonën muzeale të qytetit. (foto ilustruese)

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të ndërtesës, në një dhomë të vjetër që përdorej si tip magazine.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve evitoi përhapjen e flakëve brenda kinemasë dhe shkatërrimin e saj. Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka nisur nga pjesa e jashtme e portës dhe më pas ka vijuar në brendësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: