Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri është vënë qëllimisht nga banorë të zonës.

Raportohet se flakët ishin shumë pranë banesave, ndërsa për kontrollin e situatës janë vënë në dispozicion dy automjete zjarrfikse dhe mbi 8 efektivë.

Si pasojë e flakëve janë djegur ullinj dhe shkurre në zonë.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë ka parandaluar rrezikun në banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb