Një lokal në rrugën “Rinia”, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të premteje.

Zjarri, sipas burimeve zyrtare, ka përfshirë ambientet e brendshme të lokalit dhe dyshohet se shkak ka qenë një qark i shkurtër elektrik në rrjetin shpërndarës të energjisë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për izolimin dhe shuarjen e flakëve ka ndërhyrë në kohë shërbimi zjarrfikës, ndërkohë që më herët është bërë edhe ndërprerja e përkohshme e energjisë në bllokun e banimit, ku ndodhet edhe lokali i njohur që u përfshi nga zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: