Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para pas mesnatës në fshatin Manati të Lezhës.

Godina është në pronësi të shtetasit E. B., 35 vjeç dhe fatmirësisht, veç dëmeve materiale nuk ka raportime për të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike të ndodhur te një nga pajisjet frigoriferike.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Më datë 31.08.2021, rreth orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: