FIER- Përfshihet nga flaket një lokal në bregdetin e Semanit. “BalkanWeb” mëson se nga zjarri është djegur plotësisht kuzhina e gatimit të lokalit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sakaq, shefi i sektorit të MNZ Fier, Zija Hyka, pohoi se ndërhyrja në kohë e repartit zjarrfikës beri të mundur fikjen e tij.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: