Një automjet është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:35.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet A.S., 47 vjeç, banues në Librazhd, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: