Përfshihet nga flakët mjeti në lëvizje në Finiq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:55, në fshatin Viron. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Sh. Gj, si pasojë e të cilit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: