Një mobilieri në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një kabull elektrik në sahatin e dritave, duke bërë që flakët të përhapen në gjithë mobilierinë.

Gazetari Julian Shota raporton për ‘BalkanWeb’ se në mobilierinë në pronësi të shtetases Ferite Kallmeti, është shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh.

Ndonëse 6 zjarrfikëse ndërhyn për të shuar zjarrin, lokalizimi i tyre ka qenë i pamundur. Fatmirësisht nga zjarri u arrit të shpëtohej një pjesë e mobilierisë si dhe punishtja ngjitur.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 31.03.2021, rreth orës 23:30, në Nikël, Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në mobilerinë e shtetases F. K., e për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit .
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: