Një makinë e një kompanie private që transporton para është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është djegur në pjesën e përparme, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se gjatë momentit kur ndodhi ngjarja, në makinë nuk kishte pasur para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb