Një autobot që transporton çimento është përfshirë nga flakët në hyrje të autostradës Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Qarr. Sapo kanë konstatuar flakët në pjesën e gomave drejtuesit e autobobotit kanë hapur krahun buzë autostradës.

Pamjet tregojnë qartë djegien në pjesën e pasmë të kabinës, ndërsa për të shmangur djegien totale të autobotit.
Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë të cilët kanë evituar bllokimin e trafikut në autostradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: