Një automjet është përfshirë nga flakët në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në afërsi të fshatit Vane.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Mercedes-Benz” me targe AB627AE, ka marre flake ne ecje.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti është në pronësi të shtetasit Kelment Lamaj. Ndërkohë, zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb