SARANDË-Një autobusi i linjës Tiranë- Delvinë me rreth 30 pasagjerë është përfshire nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e quajtur Peja në afërsi të Krasit në Tepelenë.

Shkak i zjarrit sipas policisë është bërë një defekt elektrik. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Drejtuesi i autobusit ka zbritur të gjithë pasagjerët kur ka vënë re defektin. Më pas autobusi është djegur plotësisht.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: