ELBASAN – Një automjet është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Krrabës, në aksin Elbasan-Tiranë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Policia konfirmon se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa një makinë zjarrfikëse po punon për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, qarkullimi në aksin Elbasan-Tiranë vijon normalisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: