Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mesditë në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshini sjell pamje nga zjarri në redaksinë e “BalkanWeb” dhe raporton se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen Dergut, ku fatmirësisht të gjithë pjesëtarët e familjes kanë mundur të dalin jashtë pa u lënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, duke shpëtuar banesën, ndërsa është djegur garazhi i makinës. Ndërkohë, janë ende të paqarta e arsyet e rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: