Është përfshirë nga flakët një pallat në lagjen “Idriz Dollaku” në Tiranë, shumë pranë burgut të grave.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se ka raportime vetëm për dëme materiale.

Banorët ndërkohë janë evakuuar sepse rrezikonin të asfiksoheshin. Nga ana tjetër, zjarrfikëset dhe policia janë në vendngjarje e po punojnë për neutralizimin e flakëve, por edhe zbardhjen e shkaqeve të rënies së saj.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: