Zjarri ka përfshirë një prej lokaleve në qendër të pazarit të vjetër të Korçës paraditen e sotme.
Për lokalizimin e flakëve është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses, e cila ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë dhe shuarjen e flakëve, të cilat ishin ndezur në kuzhinën e lokalit.
Mësohet se flakët kanë nisur për shkaqe aksidentale. Fatmirësisht si pasojë e tyre nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë në zonë është krijuar paksa panik për shkak se e diela ka një numër të lartë të vizitoreve në këtë zonë.