Një sipërfaqe toke më barishte është përfshirë nga flakët në fshati  Vuno, në Himarë. Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipi zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2022, rreth orës 14:45, në fshatin Vuno, Himarë, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me barishte.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, nga i cili janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: