LAC – Një studio montazhi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Laç, për shkaqe ende të panjohura.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se pronari i subjektit privat ka pësuar djegie të shumta në trup, në përpjekje për të shuar flakët që kishin përfshirë studion e tij.

Mësohet se pronari Vladimir Gjoni u dërgua në Qendrën e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rëndë.

Forcat zjarrfikëse kanë lokalizuar flakët duke shmangur përhapjen e tyre në ndërtesa të tjera. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: