Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në Gramsh. Shkak i kësaj është bërë hedhja e një cigareje dhe për pasojë në pak minuta është shkrumbuar një sipërfaqe e madhe në dalje të qytetit në vendin e quajtur Çekrez.

Por situata ka qenë shqetësuese edhe për shkak në afërsi ndodhej një pikë karburanti. Por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë i mundur izolimi i flakëve.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Gramsh, Ilir Lapushi i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, sepse rreziku mbetet lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: