Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, në një reagim në Facebook, njofton se pasditen e sotme, pas një shkëndija elektrike në linjat e tensionit të mesëm, ka rënë zjarr në urën e Shipckës, në Voskopojë.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, duke shpëtuar sipërfaqet pyjore që rrezikoheshin.

Reagimi i plotë i Nertil Joles:

Kete pasdite u informova per renien e nje zjarri ne uren e Shipckes, ne Voskopoje.

Me te marre informacionin  mberrita ne vend, ku po punohej per fikjen e zjarrit.

Forcat e angazhuara izoluan shpejt nje pjese te mire te tij, por nga ana e Shipckes ishte e veshtire hyrja e mjeteve. Era e forte favorizonte flaket.

Megjithate fale punes se forcave te MZSh, punonjesve te njesive administrative Voskopoje dhe te Sherbimit pyjor te  bashkise Korce, zjarri u shua.

Shkak per te, sipas specialisteve, u be shkendija elektrike e linjave te tensionit te mesem.

Falenderoj gjithe forcat qe u angazhuan ne shuarjen e shpejte te flakeve, duke shpetuar keshtu siperfaqet pyjore qe rrezikoheshin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb