Është përfshirë nga flakët zyra e noterit Vasil Martini në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka, raporton për “BalkanWeb” se flakët janë vërejtur në zyrë rreth orës 04:00 të mëngjesit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se si pasojë janë djegur dokumentet, por bëhet e ditur se të gjitha janë të ruajtura në mënyrë digjitale. Dyshimet e para janë që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.

Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.

Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: