GJIROKASTËR

Përfshihet nga zjarri një parcelë në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në një tokë bujqësore rreth 1 hektarë në fshatin Topullaraj, Njësia Administrative Lunxhëri, dhe flakët kanë qenë shumë pranë banesave.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapur, teksa po punohet për shuarjen totale të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb