Një vatër zjarri është regjistruar në një pallat në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: