Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji”.

“Më datë 09.05.2022, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë zjarr banesa e pabanueshme e shtetasit S. P., të cilën e kishte në ruajtje shtetasi S. B., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: