Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kimikateve në Indinë perëndimore, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 18 persona.

Nga krahu tjetër, 20 persona kanë arritur t’i mbijetojnë zjarrit, ndërsa disa prej tyre janë dërguar në spitalet e vendit.

Autoritetet ndërkohë janë duke hetuar se si nisi dhe cilat ishin shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili nëpërmjet “Twitter-it” ka shkruar:

“Familjet e viktimave do të dëmshpërblehen me 200.000 rupi (2.750 dollarë), ndërsa të plagosurit do të marrin 50.000 rupi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: