LEZHË

Është përfshirë nga flakët kati i 10 i një pallati në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka, raporton për “BalkanWeb”, se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë rrjedhja e një bombule gazi.

Nga tentativa për të neutralizuar flakët, ka pësuar djegie kryefamiljari.

Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e parë, ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb