Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Menjëherë në ndihmë të zjarrfikësve kanë mbërritur 17 efektivë të Repartit Zjarrfikës të Beratit, që janë duke luftuar me flakët.

Zjarrfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontroll vatrat që aktivizohen nga era. Drejtori i MZSH-së Berat, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se ka qenë një aksion sa i vështirë aq edhe i rrezikshëm për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave. Edhe pse flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe nuk rrezikojnë banesat, gjithë territori do të mbahet në monitor për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: