Pamjet e bëra virale, tregojnë momentin kur një polic në Kaliforni rrezikon jetën e tij për të nxjerrë nga makina një burrë që po digjesh.

Siç shihet dhe nga pamjet, efektivi Pedro Garcia, iu afrua veturës së përfshirë nga zjarri dhe vuri re se brenda ishte një person që kishte humbur ndjenjat. Ai reagoi menjëherë, duke e nxjerrë shoferin nga makina dhe vendosur në një vend të sigurt.

Sipas Garcias zjarri tashmë ishte futur edhe brenda kabinës, sa që shoferit kishin filluar t’i shkrihen këpucët nga zjarri.
“Disa kalimtarë rasti më thanë se dikush është brenda dhe se ka humbur vetëdijen. Menjëherë vrapova për ta nxjerrë”, ka thënë polici Garcia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: