Një vatër zjarri është shfaqur sot në masivin pyjor të fshatit Neshtë në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë së Librazhdit. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se nga zjarri janë djegur të paktën 3 ha pyje. Përhapja e flakëve në të gjitha drejtimet ka shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të komunitetit, të shërbimit zjarrfikës dhe atij pyjor vënia nën kontroll e flakëve ka qenë mjaft e vështirë për shkak të mbizotërimit të erës së fortë dhe terrenit malor. Vetëm gjatë pasdites u arrit të vihen nën kontroll të plotë flakët të cilat gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar djegie sipërfaqësore.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Nga zjarri që përfshiu masivin pyjor të fshatit Neshtë janë dëmtuar me qindra pisha dhjetra vjeçare dhe një sipërfaqe me ahishtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: