Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Kajan të Belshit.

Policia njofton se si pasojë, janë djegur orenditë e shtëpisë së 42-vjeçarit L. H.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia, por ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: