FUSHË-KRUJË

Zjarr në një mobileri në Nikël. Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth orës 19:20 një mobileri e  cila ndodhet në aksin Fushë-Krujë – Tirane në afërsi të Niklës.

Zjarri ka përfshirë punishten e kësaj mobilerie dhe flakët vijojnë të përpijnë çdo gjë.

Në vend kanë shkuar 3 zjarrfikëse, të cilat po mundohen të lokalizojnë flakët që të favorizuara nga era vijojnë të djegin çdo gjë dhe rrezikojnë të përhapen nëpër magazinat e tjera ngjitur ku ndër to është dhe salla e ekspozitorit.

Mobileria mësohet se është në pronësi të Flamur Bramas, banor i zonës, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë, ka rënë zjarr në një mobileri. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb