Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një parcelë toke në lagjen “Zinxhiria” të qytetit të Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke evaduar predhat dhe municionet të cilat mund të shkaktonin tragjedi nëse do shpërthenin pasi ndodheshin afër zonës së banuar. Predhat dhe municionet kanë qenë ë vendosura aty prej 1997, sqarojnë specialistet e Policisë Kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: