Shtëpia e aktorit Will Smith dhe gruas së tij Jada Pinkket-Smith është përfshirë nga flakët.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në pronën e tij në Calabasas, raporton Page Six.

Imazhet dhe videot e marra në shtëpi tregojnë se diçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Sipas një dëshmitari, askush nga ata nuk është dërguar në spital.

Anëtarët e familjes janë mjaftë aktiv në rrjetet sociale, por që kësaj radhe ata nuk kanë postuar asgjë, duke zgjuar dyshime se shtëpia e tyre është djegur.

Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb