Një zjarr i madh raportohet të ketë rënë në një stallë bagëtish në fshatin Babicë e Madhe, në zonën ë Vlorës.
Policia bën me dije se stalla është në pronësi të shtetasit me iniciale I.N., të cilit i janë djegur 5 krerë bagëti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

“Gjatë natës, në fshatin Babicë e Madhe, ka rënë zjarr në një stallë bagëtish, në pronësi të shtetasit I. N. dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: