Një zjarr i madh shpërtheu në një tren mallrash afër qytetit të Sevenoaks në Kent të Anglisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti kishte ndodhur pranë stacionit të trenit Dunton Green, rreth orës 5 të mëngjesit, kur në ato momente u njoftuan autoritetet përkatëse në Kent.

Lidhur me këtë rast, gjashtë makina të zjarrfikësve u mobilizuan në vendin e ngjarjes, së bashku me agjencitë e tjera dhe shërbimet e urgjencës, para se zjarri të shuhej përfundimisht rreth orës 7 të mëngjesit.

Deri më tani nuk u raportua për lëndime dhe shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: