Një zjarr masiv po vijon prej disa orësh në kodrat e Karaburunit, ndërsa flakët rrezikojnë t’i afrohen dhe pikës ushtarake të Pashalimanit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre, ndërsa për shkak të terreni të thyer është e vështirë ndërhyrja.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të zjarrfikëses si dhe policia. Po ashtu ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen banesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: