Misioni i Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë në përfundim të vizitës në lidhje me ecurinë ekonomike në Shqipëri.

Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të ekipit të FMN-së në mbyllje të një vizite nga një ekip zyrtar (ose “misioni”), në shumicën e rasteve në një shtet anëtar. Misionet kryhen si pjesë e konsultimeve të rregullta , në kuadër të një kërkese për të përdorur burimet e FMN-së (hua nga FMN), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara nga ekipi ose si pjesë e monitorimeve të tjera që u bën ekipi zhvillimeve ekonomike.

Përfundimet:
•Ekonomia e Shqipërisë vijon të fuqizohet, duke përfituar nga rritja e kërkesës vendase, Investimet
e Huaja Direkte të mëdha të lidhura me sektorin energjetik, rritja e turizmit dhe rimëkëmbja e
partnerëve tregtarë më kryesorë nga BE-ja.

• Nën programin e mbështetur nga FMN dhe të mbyllur së fundmi, autoritetet i kanë ulur pozitat e
pafavorshme fiskale dhe financiare, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për t’i çimentuar këto
arritje. Ritmi i reformave është ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve dhe periudhës së gjatë të
ndërrimit të qeverive.

• Ekonomia në rritje dhe mandati i qartë zgjedhor i ofrojnë qeverisë së re një mundësi të rrallë për
dyfishimin e punës për reformat. Çuarja përpara e programit të reformave është me rëndësi
kritike për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, zvogëlimin e risqeve fiskale dhe rritjen e
potencialit të rritjes ekonomike.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/10/concluding-statement-version-ALB.pdf”]
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: