Për shkak të punimeve të Urës së Bilçës që janë drejt përfundimit, pranë Bypass-it të qytetit dhe për të patur siguri në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, Bashkia Berat njofton për masat e marra në lidhje me qarkullimin e mjeteve në Bypass-in e qytetit.

Në njoftimin e dhënë nga zyra për median në bashkinë Berat thuhet se, hyrja në Bypass-in e madh do jetë totalisht e bllokuar për mjetet dhe këmbësorët nga data 11 Shkurt deri në 18 Shkurt.

Në njoftim thuhet se, qarkullimi i mjeteve do vijojë në Rrugën ‘’Antipatrea’’ sipas një skeme që i është bashkalidhur njoftimit.

Po kështu,do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë do të jetë nga ora 17:00- 06:00,nga Hotel ‘’Colombo’’ te rruga ‘’Antipatrea’’ deri në dalje të Uznovës.

Njoftimi i plotë i zyrës së medias në bashkinë Berat:

📌Të nderuar qytetarë.

Për shkak të punimeve të rrethrrotullimit të Urës së Bilçës që janë drejt përfundimit, pranë Bypass-it të qytetit dhe për të patur siguri në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ju bëjmë më dije se:

❗Hyrja në Bypass-in e madh do jetë totalisht e bllokuar për mjetet dhe këmbësorët nga data 11 Shkurt deri në 18 Shkurt.

❗Qarkullimi i mjeteve do vijojë në Rrugën ‘’Antipatrea’’ sipas skemës së mëposhtme.

❗Kufizohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në oraret e përcaktuara nga ora 17:00- 06:00, nga Hotel ‘’Colombo’’ te rruga ‘’Antipatrea’’ deri në dalje të Uznovës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: