Ditët e fundit kanë rezultuar të zymta për Mario Balotelli-n, sulmuesin e Nice që u grumbullua me kombëtaren e Italisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Super-Mario” në ndeshjen kundër Polonisë luajti për 76-t minuta, por nuk arriti të linte asnjë shenjë, duke marrë kritika të shumta. Ndërkohë për ndeshjen e luajtur mbrëmë kundër Portugalisë, Mancini zgjodhi që sulmuesin ta dërgonte në tribunë për shkak se nuk gëzonte kushtet e duhura fizike.

Sot, gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar një fakt interesant në lidhje me Balotelli-n që shpjegon edhe paraqitjet e tij me Italinë.

Më 17 korrik, kur Balotelli u paraqit te klubi i Nice pas një telenovele në merkato me Marseille-n, peshonte 100 kile sipas të përditshmes sportive franceze. Megjithatë trajneri Viera e aktivizoi Balotelli-n me 31 gusht kundër Lyon, pavarësisht se futbollisti ishte ende 6 kilogram më shumë se pesha e duhur.

Sipas “L’Equipe” vendimi i Mancini-t për ta thirrur në kombëtaren e Italisë “nuk ishte ideja e shekullit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb