BRUKSEL-Liderët e katër partive Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE, Zoran Zaev i LSDM, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së në këto negociatat me praninë e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn nuk kanë arritur deri tek marrëveshja, raporton INA.

Negociatat kishin filluar në ora 12.00, por edhe pas gjithë përpjekjeve dhe propozimeve Zaev dhe Gruevski nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre fillestare.

Derisa Zaev ka kërkuar qeveri teknike apo kalimtare pa Gruevskin si kryeministër, ky i fundit ka pranuar qeveri teknike, por që qeverisja e tij të vazhdoj deri në dhjetor dhe të jetë një qeveri e zgjeruar e cila do të kryej të gjitha pikat e marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve të caktuara në prill të 2016.

LSDM ka kërkuar që Gruevski në asnjë variant të mos jetë pjesë e bashkëqeverisjes kalimtare dhe është kërkuar deinstalimi i sistemit të vendosur nga pushteti aktual.
Eurokomisioneri Johannes Hahn për shkak të negociatave të stërzgjatur sot ka anuluar vizitën e tij të caktuar për sot në Sarajevë.

Ai kishte insistuar që palët të arrijnë marrëveshje gjatë këtij takimi. Lidhur me takimin pritet një konferencë apo deklaratë e eurokomisionerit Hahn.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb