Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkun VeriLindor të vendit vetëm me mamane e tyre. Fëmijet jetimë e pershkruanin duke qarë dhe me zërin qe u dridhej gjendjen e tyre.

“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit te Grupit Balfin, Z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpi të re për këtë familje. Reagimi i Z. Mane qe i menjëhershëm dhe nëpërmjet
Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tëresisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, të gjitha të reja.

Momenti i hyrjes së familjes Poka në shtepinë e tyre të re qe tepër prekës dhe u shoqërua nga lot gëzimi. Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të
mira materiale për familjen Poka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e Z. Mane për të qenë sa më afër kësaj
familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën
kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja
që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb