TIRANË

Ka përfunduar aksioni i IKMT-së në zonën e “Astirit”. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, raporton se 33 objekte në këtë zonë janë shembur, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave. Përplasja e banorëve me policinë ka nisur që në orët e para të kësaj të marte.

Pas përplasjes, 7 banorë dhe 5 policë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj policisë.

Njoftimi i IKMT-së:

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”. Vetem pak momente me pare, mjetet e IKMT kane prishur edhe objektin e 33 ne zonen e “Astirit”. Nga operacioni qe filloi mengjesin e sotem, u prishen 15 objekte nje kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: